Eko Higjiena

Cassano e lartëson Igli Taren

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ish-futbollisti italian Antonio Cassano e ka lavdëruar drejtorin sportiv të Lazios, shqiptarin Igli Tare, për punën e shkëlqyer me sjellën e lojtarëve të talentuar në klubin nga kryeqyteti italian.

Antonio Cassano, gjatë një Instagrami “live” me Christian Vieri, trajtoi çështje të shumta, duke dhënë mendimin e tij pozitiv për Lazio dhe një pjesë të udhëheqjes së bardhekaltërve, në veçanti për drejtorin sportive, Igli Tare, dhe presidentin Lotito.

KKVITI

“Unë nuk e njoh Taren personalisht, por nëse ka marrë lojtarë të caktuar si Milinkovic-Savic për pak para, kjo do të thotë se është i mirë. Pastaj, ai ka një president të shkëlqyer si Lotito. Mbase mund të debatosh për të si personazh, por ai është me të vërtetë i mirë”.

“Fantantonio” ka folur sërish për rifillimin e Serie A: “Unë dyshoj se mund të rifillojë, është shumë e vështirë. Jam dakord me Malagò, duhet të mbrojmë sportin dhe shëndetin. Si të rifillojnë, fjala vjen, Fiorentina dhe Sampdoria, që kanë përsëri disa lojtarë të infektuar? Tani pritet të fillojë përsëri Bundesliga, por në Gjermani situata është e ndryshme”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.