Uji Dea

Çartet Besart Berisha: S’i japin penallti, shkon dhe ankohet tek ekrani i VAR-it

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Besart Berisha është çartur për një penallti të pa-dhënë nga gjyqtari në ndeshjen Sydney Wanderers – Western United. Sulmuesi kosovar pasi u zëvendësua madje ka shkuar tek ekrani i sistemit VAR duke insistuar se ishte penguar nga lojtari kundërshtar.

Besart Berisha ka qenë protagonist i një incidenti të ndodhur në fitoren e Sydney Wanderers me rezultat 1:0 ndaj Western United fundjavën që shkoi.

Në fakt, sulmuesi kosovar është fjalosur me zyrtarët e ndeshjes për një penallti të pa akorduar për të, shkruan Gazeta Express.

Ish-përfaqësuesi kosovar u pengua në zonën e rreptësisë kundërshtare, por gjyqtari nuk e ndali lojën.

UBT

35 vjeçari shihet që është kapur për fanelle nga lojtari kundërshtar, Simon Cox dhe i frustruar vrapon drejt gjyqtarit për penalltinë e pa-dhënë.

Dhe, pasi u zëvendësua në minutat e fundit të lojës, Berisha eksplodoi duke shkuar në drejtim të ekranit të VAR-it.

“Shikoje këtë”, dëgjohet duke thënë legjenda e A-League, siç e quan mediumi australian “foxsports.com.au”.

“Ai po më kap dhe po më dërgon poshtë. Si është e mundur kjo. Shikojë këtë. Shihe këtë. Ata (zyrtarët) duhet ta shohin këtë, unë e shoh pastër këtë. Nuk e kuptoj këtë”, dëgjohet duke thënë Berisha në video, pasi i afrohet ekranit të VAR-it, ku gjendet asistenti i referit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.