UBT

Carla Del Ponte: Kur po e hetoja Ramush Haradinajn, më thirri në telefon Madeleine Albright

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Carla Del Ponte, në një intervistë për mediumin gjerman “Der Spiegel“, ka treguar një rast kur ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e kishte telefonuar për t’i thënë “ke kujdes” me hetimet ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, transmeton Gazeta Express.

E pyetur drejtpërdrejt nëse politikanët amerikanë i thanë që të mos i hetonte kosovarët, Del Ponte përmendi një rast kur Albright, siç thotë, i kishte kërkuar të bënte kujdes.

“Jo, sepse atëherë mund të ankohesha në publik. Por Madeleine Albright, e cila ishte sekretare e shtetit në atë kohë, më tha në telefon: Carla, ngadalë, ngadalë. Bëj kujdes me (ish-komandantin e UÇK-së Ramush) Haradinajn, përndryshe do të ketë trazira në Kosovë”, tha Del Ponte.

Uji Dea

Ajo foli edhe për ndjekjen penale të kasapit të Ballkanit, ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

“E vetmja gjë që më befasoi ishte mënyra se si ai i mori në pyetje dëshmitarët gjatë gjyqit. Shumë prej tyre ende e panë presidentin te ai dhe ishin frikësuar. Ai madje bëri që disa prej tyre të tërhiqnin dëshmitë e tyre”, tha Del Ponte.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.