Mobi Casa

Carla Bruni dhe divorci nga Sarkozi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Carla Bruni që njihet si modele, këngëtare dhe ish Zonjë e Parë franceze, ka zbuluar se ka vuajtur shumë pas lindjes së vajzës së saj për shkak të komenteve që e cilësonin si të shëndoshë.

Duke folur për ‘Vanity Fair’, 45-vjeçarja tha se është shumë e vështirë të sjellësh në jetë një fëmijë në moshë të madhe: “Komentet e njerëzve të vrasin shumë. Nuk njohin kufij. Nisa terapinë për të përballuar situatën ku ndodhesha.”

Mobi Casa

“Më pëlqyen shumë sesionet e terapisë pasi në moshën time, nëse nuk e merr jetën me filozofi, merr fund”, shtoi bashkëshortja e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy.
Ajo ka përgënjeshtruar zërat që qarkullonin vitin e kaluar në shtyp për ndarje të mundshme të saj nga ish-presidenti francez në vijim të dështimit të tij në fushatën presidenciale. ”Gazetarët – ka thënë ish-zonja e parë – mund të jenë vërtet të këqij. Nuk kanë limit”.

Për Karlën, vendimi për një kandidaturë të re të Sarkozy në Elize në 2017 varet vetëm nga ai./Indeksonline/