UBT

“Caritasi” zviceran ndihmon edhe Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati dhe drejtori i organizatës së Caritasit Zviceran, Gerhard Schaumberger, kanë nënshkruar marrëveshje për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ekonomik rural (SIRED)’’ i cili do të realizohet në Kamenicë.

Të pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishin edhe Koordinatori i Caritasit, Nderim Pasuli, Drejtori Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, si dhe zyrtarja, Almedina Kryeziu-Spahiu nga kjo drejtori.

Kryetari Qëndron Kastrati, gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ka falënderuar organizatën zvicerane Caritas për përzgjedhjen e komunës së Kamenicës në këtë projekt dhe në projektet e tjera që janë realizuar.

Uji Dea

“E falënderojmë Caritasin Zvicëran për përzgjedhjen e Komunës së Kamenicës për këtë projekt, si dhe për të gjitha projektet që kemi realizuar deri më sot së bashku. Vetëm me punë dhe përkushtim mund të vazhdojmë tutje”, tha Kastrati.

Edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Naim Arifi, ka falënderuar organizatën zvicërane për bashkëpunim dhe për vazhdimin e projekteve me Komunën e Kamenicës.
“Falënderojmë Caritasin Zvicëran për bashkëpunimin dhe vazhdimin e projekteve në Komunën e Kamenicës. Ne e cilësojmë këtë projekt si të dobishëm dhe i cili ka krijuar impakt pozitiv tek fermerët e komunës sonë”, tha Arifi.

Projekt ky në të cilin komuna ka participuar 12 mijë euro, përfshinë tri pika:
1. Produktet pyjore jo-drusore (PPJD) dhe bimët mjekësore dhe aromatike (BMA),
2. Manaferrat (mjedrat, dredhëza, boronicat),
3. Përpunimi i perimeve.