Fundamenti

Caritasi ndihmon shkollat e Vitisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Vlera e projekteve të realizuara që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve mësimore në shkollat e komunës së Vitisë nga Caritasi i Luxemburgut arrin në 47.871.05 €.

Caritasi i Luxemburgut me seli në Ferizaj sektori për edukim , ka ndihmuar shkollat e komunës së Vitisë me qëllim të ngritjes së cilësisë së procesit arsimor, e cila ndihmë ka filluar në muajin gusht të vitit 2011, ku janë përfshirë 20 shkolla fillore e të mesme dhe vlera e përkrahjes është 60.000 € .

Në kuadër të këtij projekti deri më tani sipas zyrtarëve të arsimit një Viti janë mbajtur 19 punëtori në shkolla dhe janë realizuar 10 projekte, 8 në shkolla fillore dhe 2 në shkollat e mesme në mjete të konkretizimit për lëndë mësimore dhe në teknologji si videoprojektorë, laptop, printer, kompjuter për kabinete të Informatikës në vlerë 33.417.05 € .

Caritas-i gjithashtu ka ndihmuar edhe ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve ku vlera e përkrahjes së mësimdhënësve me trajnime është 23.786 €. Aktualisht mësimdhënësit janë duke ndjekur trajnimin për forma të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies , ku janë të kyçur mësimdhënësit e ciklit të ulët.

Uji Dea

Deri më tani janë trajnuar 75 mësimdhënës të 10 shkollave të komunës së Vitisë duke përfshirë edhe shkollën serbe “Mlladen Markoviq”. Ndihmë tjetër e kësaj organizate është edhe furnizimi me nga një çantë me vegla pune për mirëmbajtjen e shkollave,, ku vlera totale e përkrahjes është 9.284 €.

Vlera e projekteve të realizuara që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve mësimore në shkollat e komunës së Vitisë nga Caritasi i Luxemburgut arrin në 47.871.05 €.

Zyrtarët komunal të Drejtorisë së Arsimit kanë falënderuar për bashkëpunim përgjegjësit e Caritasit të Luxemburgut, respektivisht Ibadete Shkodra dhe Mustafë Kastratin që janë angazhuar në realizimin e këtyre projekteve. /rajonipress/