FITORJA

Capps boton përvojën e tij në luftën e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Që nga regjimi në Kosovë dhe lufta e vitit 1998-1999 e deri te konfliktet në Afrikën Qendrore, luftërat në Irak e në Afganistan dhe gjenocidi në Darfur, Ron ka vepruar si një reporter por diplomatikisht e kishte të pamundur të ndërmerrte preventiva ndaj këtyre konflikteve. Këto përvoja dhe të tjera Capps i ka botuar në librin “Seriously Not All Right” i cili doli në botim ditën e parë të majit.

Për më shumë se një dekadë, Ron Capps ka shërbyer si oficer i lartë i inteligjencës ushtarake dhe oficer i Shërbimeve të Jashtme në Departamentin e Shtetit Amerikan, kësisoj duke qenë një dëshmitar i pastrimeve etnike, gjenocidit dhe krimeve të luftës nëpër botë. Që nga regjimi në Kosovë dhe lufta e vitit 1998-1999 e deri te konfliktet në Afrikën Qendrore, luftërat në Irak e në Afganistan dhe gjenocidi në Darfur, Ron ka vepruar si një reporter por diplomatikisht e kishte të pamundur të ndërmerrte preventiva ndaj këtyre konflikteve.

Këto përvoja dhe të tjera Capps i ka botuar në librin “Seriously Not All Right” i cili doli në botim ditën e parë të majit.

Eco Higjiena

Efekti kumulativ i këtyre përvojave, kombinuar me pamundësinë e tij në rolin e një shikuesi të tretë, e shtynë atë në një depresion të thellë me PTSD, çka për pak sa i kushtoi edhe me jetë. “Seriously Not All Right” është një memoar që tregon përvojën unike të një oficeri ushtarak që ka vuajtur dhe ende vuan nga PTSD. PTSD është çrregullim mendor post-traumatik të cilin e përjetojnë individë në raste luftërash apo kur ekspozohen para pamjeve e tmerreve në të cilat nuk mund të ndryshojnë asgjë.

Punimet e Ron Capps janë botuar në Delmarva Review, JMWW, the Little Patuxent Review, the New York Times, Prime Number, RiverLit etj. Libri “Seriously Not All Right” ka 278 faqe ndërsa në të paraqiten pesë luftëra në gjithsej dhjetë vite rrugëtim. / KultPlus.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.