Eko Higjiena

Çapkënia që fitoi “Miss Universe Albania”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Adrola Dushi vajza 22-vjeçare nga Rrësheni u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë për vitin 2012. Bukuroshja, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe në Las Vegas, shprehet plot emocione dhe ndjen përgjegjësinë që ky event përfaqëson.

Në një intervistë për suplementin “THASH&THEM” Dushi rrëfen hap pas hapi përjetimet në konkursin “Miss Albania” dhe “Miss Universe Albania” si dhe dëshirat dhe ëndrrat e 22-vjeçares nga Rrësheni. Adrola na ngjan pak me modelen e njohur Naomi Campbell, e në fakt nuk është çudi që është edhe modeli që e frymëzon më shumë.

Adrola, shpalleni “Miss Universe Albania”, mes shumë vajzave të tjera të bukura, çdo të thotë ky çmim për ju?

Sigurisht që mbi të gjitha është një privilegj i madh të jem qoftë edhe për një vit vajza më e bukur e Shqipërisë, gjë që më jep mundësinë të përfaqësoj vendin tim në konkurse ndërkombëtare.

Kurora e bukurisë këtë herë shkon në Rrëshen, si ju pritën në qytetin tuaj?

Ishte një emocion më vete edhe mikpritja që pata në qytetin tim, njerëz pa fund të cilët më përsërisnin një fjali e cila më shumë se çdo gjë tjetër të bën të ndihesh mirë: “Adrola jemi krenar për ty!”

E mendonit që do të shpalleshit ju fituesja e këtij eventi bukurie?

E përmenda pak më lartë faktin që konkurrenca në “Miss Albania” ishte tepër e fortë, kjo e bënte çdo konkurrente një fituese të mundshme, kështu që nuk do ta kisha besuar se në 20 bukuroshe do të isha unë ajo që do të merrte një kurorë në fund.

Sa e keni ndjerë konkurrencën mes vajzave të tjera konkurrente?

Ishte një konkurrencë shumë e fortë, pasi të gjitha vajzat ishin shumë të bukura në mënyrën e tyre të të qenit, dhe çdo gjë e veçantë që kishin si në fizik, ashtu edhe në personalitet i bënte ato konkurrente të denja për titullin e më të bukurës së Shqipërisë.

Mobi Casa

Do të përfaqësoni Shqipërinë në Miss Universe në Las Vegas, sa i druheni konkurrencës atje?

Atje është një përgjegjësi e shumëfishtë, sepse shkoj duke pasur mbi supe emrin “Shqipëri”, nuk do doja të flisja për konkurrencë, thjesht uroj të paraqitem sa më mirë.

Keni menduar ta ndryshoni pamjen për këtë event?

Personalisht jo, por edhe nëse ndodh një ndryshim në look-un tim, sërish do të ndihesha e qetë, sepse jam në duar profesionistesh.

Çfarë është e bukura për ju?

Çdo gjë që qëndron në brendësinë e njeriut dhe në momentin e parë, që materializohet i lumturon njerëzit që ka përreth.

Jeni përzgjedhur nga një juri profesioniste, si ju bën të ndiheni ky fakt?

Sigurisht që më bën të ndihem mirë dhe e vlerësuar.

E keni ndjekur më parë Miss Albanian dhe e keni pasur një miss të preferuar?

Të tregohem e sinqertë nuk e kam ndjekur rregullisht (si natyrë çapkënë dhe gati prej djali, nuk e kam parë veten ngushtësisht të lidhur me konkurset e bukurisë), por me pjesëmarrjen tek “Miss Albania” pata fatin të njihja personalisht një vajzë të mrekullueshme, që sot e kam dhe mike, Miss Arnita Beqiraj. (Me shkurtime nga Shqiptarja)