UBT

Capital T, karrierë në politikë pas asaj si reper

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Capital T, karrierë në politikë pas asaj si reperPRISHTINE – Këto ditë në Kosovë kryefjala e shumë gjërave është politika, sepse priten zgjedhjet komunale pas një muaji dhe fushata ka nisur tashmë. Por, siç ndodh zakonisht kohët e fundit, edhe artistët pa dallim moshe mësyjnë në politikë.

Ne mësojmë në bazë të fotove, se edhe reperi Capital T, apo, siç quhet në të vërtetë, Trim Ademi, i është bashkuar aktiviteteve të Forumit Rinor të LDK-së.

Fundamenti

Një nga reperët më të suksesshëm të hip-hopit shqiptarë, megjithëse në një moshë fare të re, ka pasion edhe politikën, apo kjo është edhe mënyra më e mirë që kjo parti të thithë sa më shumë simpatizantë në prag të zgjedhjeve, duke ditur se një pjesë shumë e mirë e të rinjve dëgjojnë dhe e duan reperin.

Por kjo mënyrë nis me simpati e përfundon vërtet me dy këmbët në politikë, siç ka bërë ish-reperi i grupit “Ritmi i Rrugës”, Memli Krasniqi, që tashmë është ministër, apo edhe Genc Prelvukaj nga “Etnon”, që tashmë është këshilltar./BalkanWeb/