UBT

Cana: Unë besoj, Shqipëria në Evropian

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lorik Cana beson se Kombëtarja shqiptare mund ta arrijë Kampionatin Evropian të Francës, por thotë se duhet të japin më shumë nga vetja.

Duke folur pas ndeshjes miqësore ndaj Rumanisë, Lorik Cana ka theksuar se Shqipëria mund të arrijë rezultate pozitive për Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Cana mori anët pozitive të miqësores së humbur nga Rumania, teksa theksoi se ‘kuqezinjtë’ duhet të vazhdojnë përpara kryelartë.

“Nuk duhet ta konsiderojmë këtë një ndeshje negative, pasi kemi provuar gjëra të reja. E pamë se me futjen e Valdet Ramës, i cili kalon futbollistë dhe mund të bëj diferencën”, u shpreh Cana.

Fundamenti

“Unë besoj se kjo skuadër ka bërë një edicion pozitiv dhe kjo është një bazë për të shkuar përpara. Ne duhet të luajmë çdo ndeshje në Tiranë për të fituar dhe të luajmë mirë edhe jashtë. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar por do të vazhdojmë kokëlartë”, shtoi tutje kapiteni ‘kuqezi’.

Ai theksoi se Shqipëria vazhdon ta ketë publikun më të mirë dhe një fakt i tillë shtynë futbollistët ta japin maksimumin.

“Kemi publikun më të mirë, andaj duhet ta japim maksimumin. Jemi krenarë për publikun tonë”, përfundoi Loriku.