Fundamenti

Cana: Talentët më të mëdhenj shqiptarë luajnë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lorik Cana e ka pranuar se talentet më të mëdhenj shqiptarë në ditët e sotme e përfaqësojnë Kombëtaren e Kosovës, më shumë se tri vjet pas pranimit në UEFA dhe FIFA.Në një intervistë për Sofoot.com, ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka folur për dy kombëtaret motra dhe shanset e tyre për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.

KKVITI

I pyetur për talentet shqiptarë të Kosovës, të cilët tani po e zgjedhin vendlindjen e prindërve para Shqipërisë, ish-futbollisti nga Gjakova tha se një gjë e tillë është pritur.“Ka vite që dihet se shqiptarët e Kosovës do ta zgjidhnin Kosovën. Nuk e kemi më vetëm një ekip kombëtar, por dy ekipe kombëtare që i përfaqësojnë dy shtete shqiptare. Në të ardhmen, do të jetë shumë e vështirë të gjejmë gjenerata që janë në gjendje t’ia sigurojnë (Shqipërisë) kualifikimin në Evropian përsëri. Dhe, nëse një ditë Kosova kualifikohet në ndonjë turne të madh, atëherë Shqipëria pa dyshim do të jetë prapa Kosovës. Për më tepër, në ekipin kombëtar të Shqipërisë që u kualifikua në Euro 2016, gjysma e futbollistëve ishin nga Kosova”, ka thënë Cana.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.