Cana: Shumë klube më kërkuan gjatë verës
Lorik Cana duket se ka pasur oferta të shumta gjatë verës, para se të merr vendimin për t’u rikthyer në Francë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka qenë i ftuar në një intervistë në Canal + të Francës, ku ka treguar për rikthimin e tij në Francë.
Cana në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës u transferua nga Lazio te Nantes, por ka thënë se ka pasur edhe oferta tjera.
“Kisha oferta nga Anglia, por edhe nga Olymiakosi, mirëpo zgjodhi atë të Nantesit. Kisha mundësinë të kaloja edhe në SHBA”, sqaroi Cana për Canal +. /Express


