Fundamenti

Cana, shqiptari më i paguar në Serie A

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Numërohen ende me gishta, por gjithsesi ata përbëjnë një 11-e të mirë. Bëhet fjalë për lojtarët shqiptarë që aktivizohen aktaulisht në ekipet e Serie A, një nga pesë kampionatet më të forta në botë.

Pas Naim Kryeziut (Roma) dhe Riza Lushtës (Juventus), Loro Boriçit (Lacio, Roma), Igli Tares (Breshia, Bolonja, Lacio), Ervin Skelës (Askoli) etj… tashmë janë Lorik Cana, Erjon Bogdani, Samir Ujkani dhe Migjen Basha,së bashku më shokët e tyre, ata që mundohen të përfaqësojnë jo vetëm vetveten, por edhe futbollin shqiptar.

Shumica prej tyre bile kanë tretman jashtëzakonisht të mirë, duke qenë nga lojtarët më të paguar në futbollin italian. Duke qenë se vijnë nga vendet ndryshme ku jetojnë shqiptarët, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, me një futboll jo edhe aq të zhvilluar, natyrisht që kjo gjë do të ndikojë edhe te xhepat e çdo lojtari, në rastin kur këta nënshkruajnë kontratat e tyre. Kështu, nga 11 shqiptarët e Serisë A, Lorik Cana është ai që e ka rrogën më të lartë.

GRANDEMALL

Kapiteni i Shqipërisë paguhet 1 milion e 700 mijë euro neto në sezon te skuadra e Lacios dhe është ndër lojtarët më të paguar. Vetëm Miroslav Klose (2.1 mln euro), Mauro Zarate (2.1 mln euro) dhe braziliani Hernanes (1.8 mln euro) paguhen më shumë sesa mbrojtësi kuqezi. Pas Canës, për sa i përket pagesës ndër lojtarët shqiptarë, vjen Valon Behrami. Mesfushori me tipare shkatërruese i Napolit paguhet 1 milion e 400 mijë euro neto në sezon. Edhe shqiptaro-zvicerani është ndër më të paguarit e skuadrës napolitane, ndërsa 400 mijë euro më pak, pra 1 milion euro është rroga sezonale e Blerim Xhemailit. Tetovari u largua nga Parma para dy sezonesh, pikërisht për ofertën më të mirë që mori nga presidenti i Napolit, De Laurentis.

Pas treshes së podiumit, në distancë të madhe vijnë Sotiris Ninis (Parma) me 480 mijë euro në sezon, Panajot Kone (Bolonja) me 380 mijë euro, Samir Ujkani (Palermo), i cili në bazë të kontratës së re të firmosur në fillim të këtij sezoni përfiton 350 mijë uro (270 mijë euro më shumë sesa te Novara), Migjen Basha (Torino) e Përparim Hetemaj (Kievo) me nga 300 mijë euro secili, Erjon Bogdani (Siena) me 250 mijë euro dhe Shkodran Mustafi (Sampdoria) me 200 mijë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.