Fundamenti

Cana shpjegon situatën aktuale të Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përjeton një nga vitet më negative të viteve të fundit, një rënie drastike në krahasim me ecurinë e disa viteve më parë kur kuqezinjtë siguruan pjesëmarrjen në EURO 2016. Këtë e pranon dhe Lorik Cana, ish-kapiteni i kuqezinjve në Francë.

“Ndoshta nuk jemi në formën më të mirë tani. Skuadra nuk ka pasur një rrugëtim të mirë që nga Evropiani për shkak të dëmtimeve, tërheqjes së lojtarëve apo gjëra të tjera”, ka thënë Cana për “Herald Scotland”.

Sipas tij, ndoshta gjithçka vjen pikërisht nga kualifikimi në Evropian, me pritshmërinë që rritet gjithnjë e më shumë.

Mobi Casa

“Kur vjen nga një arritje aq historike sa kualifikimi për një turne madhor, atëherë është e vështirë të ecësh para, sepse pritshmëria është shumë e madhe. Në futboll shpesh nuk ke shumë kohë dhe ndoshta ne nuk kemi marrë ato rezultate që shpresonim. Por, padyshim që do të kërkojmë të fitojmë këtë ndeshje ndaj Skocisë. Ne duam medoemos të jemi në një formë sa më të mirë para kualifikuesve të Evropianit të vitit të ardhshëm”, ka shtuar Cana.

“Do të jetë shumë e vështirë të arrijmë majën e grupit aktual, pasi do të na duhej të fitonim me katër gola dhe rezultati tjetër të ishte pozitiv për ne. Por skuadra me siguri do të kërkojë të fitojë këtë ndeshje të fundit para tifozëve tanë. Skocia e meritoi fitoren në ndeshjen e parë në Glasgou, por sonte shpresoj që të jetë një ndeshje komplet ndryshe”, ka theksuar kapiteni legjendar i Shqipërisë. /Intv

© ZËRI.INFO

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.