United Hospital

Cana sfidon të shkuarën, luan kundër PSG-së

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në festën e titullit të Paris Saint Germain, do të jenë edhe Lorik Cana e Ermir Lenjani. Dy futbollistët e kombëtares shqiptare janë grumbulluar nga trajneri Michel Der Zakarian për duelin që Nantes do të zhvillojë ndaj kampionëve të Francës në Parc Des Princes këtë të Shtunë.

Për Canën kjo mund të jetë ndeshja e fundit me fanellën e kanarinave, pasi gjatë muajve të kaluar është folur shumë, për një largim të mundshëm të kapitenit të përfaqësues kuqezi nga Nantes në përfundim të këtij sezoni, edhe pse 32-vjecari ka një kontratë deri në 30 Qershor të 2017-tës me klubin nga La Beaujoire.

Uji Dea

Në 4 takimet e fundit të Nantes në kampionatin francez Cana nuk është aktivizuar për asnjë sekondë por sipas asaj që raportojnë mediat, në sfidën ndaj Paris Saint Germain do të ketë minuta edhe për lojtarin shqipëtar.

Për Canën sfida ndaj Parisit konsiderohet edhe si përballje me të shkuarën pasi kapiteni i Shqipërisë e ka nisur karrierën pikërisht në radhët e klubit nga Parc Des Princes. Shanse për të luajtur në sfidën ndaj kampionëve në fuqi edhe Emrir Lenjani që nuk aktivizohet prej 3 takimesh nga trajneri Michel Der Zakarian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.