Cana “projektohet” si qendërmbrojtës në derbin e Romës

Romë – Lorik Cana mund të luajë si qendërmbrojtës te Lazio në derbin kundër Romës, këtë fundjavë. Lajmin e bën të ditur gazeta “La Repubblica”, sipas të cilës trajneri, Vladimir Petkoviq ka vendosur t’i besojë shqiptarit në qendër të mbrojtjes që në ndeshjen e Ligës së Evropës, të enjten kundër Panathinaikosit.
Sipas mediave, nëse Cana do ta kalojë provën kundër grekëve dhe do të paraqitet më mirë sesa javën e kaluar kundër Torinos, ku iu besua të luante në rolin e mesfushorit organizativ, atëherë kapiteni i Shqipërisë do të luajë edhe në të ardhmen në mbrojtje.(koha)