HW

Cana nuk dorëzohet

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Lorik Cana mendon se Kombëtarja shqiptare ende ka shpresa për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Kampionatit Evropian nëse mposhtin Rumaninë. Katër skuadra më të mira të vendit të tretë në Grupe, do të kualifikohen në fazën tjetër të Euro 2016.

Në një intervistë për Top Channel, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka thënë se lojtarët do të japin gjithçka në fushë ndaj Rumanisë për të marrë fitoren e parë dhe historike.

Ai shpreson se kuqezinjtë do të jenë në mesin e atyre katër skuadrave që sigurojnë biletën nga vendi i tretë, por që fillimisht duhet ta mposhtin Rumaninë e pastaj të shpresojnë se do të jenë të mirë me statistika.

Uji Dea

“Akoma kemi gjasa për të kaluar më tej. Me Rumaninë na duhet vetëm fitorja, nëse kemi pak fat edhe me vendin e tretë do të kualifikohemi”, deklaroi Cana.

Kujtojmë se kapiteni i Kombëtares nuk luajti ndaj Francës për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen debutuese ndaj Zvicrës, por do të jetë i gatshëm për sfidën e fundit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.