Cana me një ‘throwback’, kujton debutimin e tij me Shqipërinë
Lorik Cana ka postuar në faqen e tij një fotografi interesante. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka rikujtuar debutimin e tij në fanellën kuqezi.
Loriku e ka postuar një fotografi të tipit ‘throwback’ (kthim prapa) në faqen e tij në Facebook.
Ai shihet me numrin 15 në fanellë në debutimin kundër Zvicrës më 11 qershor 2003 në Gjenevë.
Afër tij është legjenda tjetër e Kombëtares, Igli Tare.


