Cana, më i moçmi!
Lorik Cana është lojtari më i moshuar te Nanta. Ai ishte i fundit që firmosi për ekipin e Ligës së Parë në Francë. Roli i tij në ekipin ku luan edhe Ermir Lenjani nuk është thjeshtë të mbrojë, por edhe të ndihmojë skuadrën me përvojën e tij. Kapiteni i Kombëtares ka dhënë një intervistë për gazetën “But” që i kushtohet tërësisht futbollit.
“Kam biseduar pak me drejtuesit, por edhe me trajnerin, i cili më tregoi pikat e forta dhe të dobëta të ekipit. Unë kam ndjekur edhe ndeshjet e para të Nantës dhe më duket një ekip i konsoliduar, me ide të qarta, por edhe vështirësitë e vogla që janë do të kalojnë. Unë do të përpiqem të jap nga përvoja ime, por kjo nuk arrihet brenda 1 dite” – tha Cana në intervistë për gazetën sportive franceze.
Lorik Cana debutoi me Nanëtn në humbjen 0 – 2 me Renën. 32-vjeçari e njeh kampionatin francez pasi ka luajtur më parë me PSG dhe Marsejën.


