KKVITI

Cana: Marseille u interesua, por tepër vonë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lorik Cana u rikthye dhe debutoi në elitën e futbollit francez me skuadrën e tij Nantes në humbjen 2-0 nga Rennes.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka pasur mundësi që të rikthehet tek skuadra ku bëri emrin më të madh, ajo e Olympique Marseille, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ka qenë vetë Cana që pas ndeshjes ka folur për këtë prapaskenë për ‘Le10sport.com’.

FIDANISHTJA

“Po, është e vërtetë që Olympique Marseille më kërkoi në orët e fundit të afatit kalimtar, por në ato momente unë ia kisha dhënë fjalën klubit ku kam kaluar aktualisht. Ishte arritur një marrëveshje në mirëbesim mes palëve, edhe pse nuk kisha firmosur ende. Të them të vërtetën, nuk doja të kishte dalë në media ky interesim i vonë i Marseilles”.

“Unë mendoj se, në qoftë se do të kishte mbërritur një javë ose dy përpara, rikthimi te Olympique i Marseilles mund të bëhej. Por, në atë kohë, kur u kujtuan ata, ishte shumë vonë”.

“Dëshira për t’u rikthyer te Marseille ka qenë e madhe dhe nuk kam pse e mohoj pasi aty unë kam pasur kulmin si futbollist. Brenga ime mbetet mos fitimi i titullit të Francës në vitin 2009 me Marsejën”, deklaroi Cana. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.