UBT

Cana – Lenjani, ndodh e papritura

/ 2 minuta lexim
HW

Skuadra franceze e Nantes ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm. Në planet e skuadrës për sezonin 2016-2017 duket se nuk bëjnë pjesë dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe Ermir Lenjani.

Kapiteni i kombëtares ka edhe në vit të mbetur në kontratën e tij me Nantes, por skuadra kërkon që t’ju besojë më shumë të rinjve. Për këtë arsye, atij i është lënë të kuptohet se do të bënte mirë të gjente një ekip të ri për sezonin e ardhshëm, pasi nuk do të ketë hapësira në formacion.

Siç raporton portali “20minutes.fr”, problemi te Cana mbetet edhe paga që është e lartë, ndërsa këtë nuk e justifikon në fushën e lojës. Mirëpo, ndonjë mrekulli në Europian mund të bëjë që numri 5 të qëndrojë në skuadër ose të paktën në Europë.

Eco Higjiena

Ndërkohë, Ermir Lenjani pritet që të kthehet te skuadra që zotëron kartonin e tij, Rennes. Siç dihet, 27-vjeçari është i huazuar te Nantes, ndërsa është aktivizuar në 15 takime duke shënuar vetëm një gol, përcjell “Albeu.com”.

27-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Rennes, por vështirë se do të arrijë të gjejë hapësira, prandaj i duhet të mendojë për të gjetur një skuadër të re për sezonin e ardhshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.