United Hospital

Cana: Krenar që e përfaqësoj një popull të tërë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lorik Cana thotë se një ndër momentet më të mira në karrierën e tij ishte kur e veshi fanellën e Kombëtares shqiptare. Futbollisti gjakovar ndihet krenar që e përfaqëson një popull të tërë.

“Ndër momentet më të mira që mund t’i kujtoj në karrierë është kur e kam veshur ëpr herë të parë fanellën e Kombëtares. Ishte një emocion unik, sepse në atë moment je i vetëdijshëm se po e përfaqëson një popull të tërë”, ka thënë Cana për mediat italiane, përcjell Zëri.

ARKATANA

“Një tjetër moment unik ishte kur e mposhtëm Romën në finale të Kupës së Italisë, dy vjet më parë. Ndërkaq, gjithashtu, një moment i bukur ishte kur kam debutuar në fanellën e Paris Saint-Germainit”, vazhdoi Cana, raporton Zëri.

Sa u përket miqve më të mirë, ai thotë se në Romë e kishte Mehdi Benatian, të cilin e njihte që nga koha kur ishte në Marseille. Cana shton se është i lumtur me këtë futbollist, për karrierën që po e bën tash në Bayern Munich. Ndërkaq, mik tjetër e konsideron edhe Miralem Pjanicin e Romës. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.