HW

Cana ia propozon tre lojtarë Lazios, dy janë shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, i ka sugjeruar ish skuadrës së tij, Lazios, që t’i sjell në radhët e veta tre lojtarë, në mesin e tyre dy shqiptarë.

Duke folur për ‘Radiosei’, Cana që do të jetë me Shqipërinë në Euro 2016, i ka propozuar Lazios talentin Milot Rashicën, mbrojtësin Arlind Ajetit dhe francezin Ben Arfa.
“Rashica kohëve të fundit i është bashkuar Kombëtares. Ai ka cilësi të pabesueshme, është shumë i lëvizshëm dhe dinamik. Por patjetër që atij i duhet të përmirësohet, por e ka të ardhmen e sigurt. Për Ajetin mund të flas veç mirë, ai pati vështirësi në fillim të Frosinone, por pastaj ka pasur mundësi tregoj veten. Ai ka luajtur shumë mirë në ekipin kombëtar. Ben Arfa? Unë kam qenë kapiten i tij. E njoh personalisht. Është njëri nga lojtarët më të fortë që kam parë ndonjëherë, kur ai është në formë, atë nuk mund ta ndalësh. Ka cilësi të luaj në cilido klub në botë”, ka deklaruar Cana.

UBT

Cana ka qenë pjesë e Lazios për katër sezone, ndërsa në vitin 2013 arriti suksesin më të madh duke fituar Kupën e Italisë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.