Cana humb vendin te Lazio
Trajneri i Lazios, Stefano Pioli, nuk do të llogarisë në mbrojtësin kosovar Lorik Cana për ndeshjen që skuadra e tij e zhvillon në fundjavë kundër Chievos.
Pioli siç njoftojnë mediumet italiane do ta lërë në stol Canën për shkak se nuk është ndarë aspak i kënaqur me paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Juventusit që Lazio e humbi me rezultatin 2:0.
“Pioli gjatë stërvitjes në ditën e mërkurën i ka provuar disa lojtarë tjerë në qendër të mbrojtjes. Në qendër do të paraqiten Stefan Radu dhe Senad Luliq. Cana nuk pati paraqitje të mirë në Torino dhe kjo ka bërë që ai të mbetet në stol për ndeshjen e ardhshme”, shkruan “gazzetta.it”, transmeton Koha.net.
Cana 31-vjeçar këtë edicion në Kampionatin italian Serie A ka zhvilluar 17 paraqitje.
Tri ndeshje i ka zhvilluar edhe në Kupën e Italisë.


