United Hospital

Cana flet për largimin e De Biasit dhe Kombëtaren

/ 2 minuta lexim
HW

Lorik Cana, ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka folur për largimin e mundshëm të Gianni De Biasit dhe për ambientin në Kombëtaren shqiptare pas humbjes nga Luksemburgu.

Gianni De Biasi pritet të largohet nga Kombëtarja shqiptar pas ndeshjes me Izraelin, e cila lyhet me 11 qershor. Lorik Cana thotë se kjo është në dorën e italianit, , i cili, nëse largohet, duhet të falënderohet për gjithçka ka bërë me ekipin gjatë këtyre viteve dhe t’i urohet “udhë e mbarë” kudo që ai të shkojë.

“Këto janë gjëra që duhet të vlerësohen nga personat, nga institucionet dhe nga vetë i pari trajneri. Nëse ai ka dëshirë të vazhdojë, trajneri është një person që ka dhënë shumë dhe ka mundësi të japë ende edhe shumë. Është në dorën e tij”, tha Cana.

“Por, nëse ka dëshirë dhe e ndjen që duhet të bëjë eksperienca të tjera, atëherë vetëm duhet falënderuar, t’i heqim kapelën dhe të ecim përpara”, u shpreh ish-kapiteni i përfaqësueses kuqezi, përcjell Express.

ARKATANA

Cana nuk e bën dramë humbjen në Luksemburg, ndërsa ka besim maksimal te grupi për ndeshjen e 11 Qershorit në Izrael, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018.

“Skuadra ka një ndeshje të dielën dhe është e rëndësishme të jetë mirë atje. Lojtarët e dinë shumë mirë çfarë duhet të bëjnë. Jemi një skuadër që sa i takon potencialit jemi në të njëjtin nivel me Izraelin apo edhe ndoshta më mirë. Duhet edhe pak fat”, tha ai.

“Nuk duhet të harrojmë që çdo ndeshje, çdo pikë, çdo fitore është e rëndësishme. Pavarësisht nëse kualifikohemi, pozicionohemi të dytët apo të tretët nuk ka rëndësi… E rëndësishme është që të bëjnë më të mirën dhe kam shumë besim te lojtarët të dielën”, shtoi Cana.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.