Uji Dea

Cana flet për Edy Rejan: Është trajner me eksperiencë të madhe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edoardo Reja u zyrtarizua si trajner i kombëtares shqiptare. Një tjetër italian në stolin kuqezi, pas De Biasit dhe Christian Panuccit.

Ish-kapiteni ynë i shquar, Lorik Cana, ka pasur rastin të stërvitet prej tij e ta ketë trajner 73-vjeçarin te Lazio, ndaj e njeh mirë atë.

Për pasojë, fjala e rekordmenit të ndeshjeve me kombëtaren ka më shumë peshë, në vlerësimin që jep për këtë zgjedhje të presidentit Armand Duka.

Tashmë në rolin e analistit sportiv të Champions-it, Loriku ka analizuar profilin e trajnerit të ri.

“Edoardo Reja është një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët, që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin”, tha Cana për Tring Sport.

Uji Dea

Lorik Cana sa ishte pjesë e Lazios ku kishte trajner Edy Rejan. . (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi pasur edhe Bariç, por ky vjen me moshë më të madhe. Unë e kam pasur Reja-n trajner te Lazio, në sezonin 2011-2012 dhe në vitin 2014”.

“E njoh mirë. Kur një trajner ka moshë 73-vjeçare dhe shumë përvojë, qëllimi është i qartë me të: të stabilizohet ekipi dhe të merret më e mira deri në nëntor, së paku.

“Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje, përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Reja është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip”, deklaroi Cana.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.