UBT

Cana drejt realizimit të ëndrrës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Sirena” gjermane për Lorik Canën. Mediat italiane bëjnë të ditur se kapiteni i Shqipërisë pëlqehet shumë nga klubet e Bundesligës, dhe pas interesimit të Wolfsburgut vitin e kaluar tani në dyert e Lazios kanë trokitur Hoffenheim dhe Borussia Myenchengladbach. Të dyja klubet e Bundesligës kërkojnë ta bëjnë të tyrin sa më shpejt futbollistin shqiptar.

Cana në këtë mënyrë i ka të gjitha mundësitë për të kompletuar një paradë prestigji nëpër kampionatet më të forta të Europës pas eksperiencave të mëparshme në Francë, Premier League, e Turqi ndërsa aktualisht ka konsoliduar pozitat e tij në Serinë A. Canës i mbeten pa shkelur për një tur komplet në Ligat më të forta të kontinentit vetëm Bundesliga dhe La Liga në Spanjë dhe ndërmjet tyre Loriku ka shprehur publikisht në të kaluarën preferencën për Bundesligën, që e josh për vetë karakteristikat e kampionatit, stadiumet dhe tifozët, shkruan Supersport.

Uji Dea

Gjithsesi duket e vështirë që Cana të transferohet në Gjermani që këtë verë, pasi pas një sezoni të shkëlqyer, Lazio ndodhet në vendin e dytë të klasifikimit të Serisë A dhe i ka të gjitha shanset për të siguruar pjesëmarrjen direkte në Champions League në sezonin e ardhshëm. Në këto kushte është më e mundur që kapiteni i Shqipërisë të respektojë deri në fund kontratën që e lidh me klubin bardhekaltër deri në qershorin e vitit 2016 për të ndihmuar Lazion në vitrinën më luksoze për klubet dhe më pas, të shqyrtojë të gjitha opsionet e tjera. E rëndësishme është që ofertat nuk i mungojnë.