Cana drejt Gjermanisë
Lorik Cana e ka vendosur si duket largimin nga skuadra e tij aktuale Lazio.Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë pritet ta lë Lazion pas minutave të paktë që kishte me ta këtë edicion.
Megjithëse interesohet Marseille, skuadër ku ka qenë më parë dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, mundësia më e madhe është Schalke 04.
Sipas një lajmi të botuar nga LazioPress.it, Cana dëshiron të provojë edhe Bundesliga 1.
Lorik Cana gjatë qëndrimit të tij te Lazio ka zhvilluar 82 ndeshje duke shënuar katër gola. /Telegrafi/


