Fundamenti

Cana dhe Shaqiri në garë për fubollistin më popullor në botë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lorik Cana dhe Xherdan Shaqiri janë kandidatë potencial për të marrë çmimin futbollisti më popullor në botë për vitin 2012

Cana dhe Shaqiri tashmë janë zgjedhur kandidatë për çmimin i cili do të jepet më 3 janar të vitit 2013, si rezultat i votimit që do të bëhet në ueb faqen e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit.

Në mesin e 178 kandidatë nga çdo vend i botës dhe nga Shqipëria lojtari i përzgjedhur është kapiteni i përfaqësueses kuqezi, respektivisht mesfushori i Lazios, Lorik Cana. Ndërkaq, tek Zvicra është një tjetër futbollist shqiptar, Xherdan Shaqirin, i cili luan në Bayern Munich dhe në përfaqësuesen zvicerane.

Mobi Casa

Votimi do të kryhet deri në datën 30 nëntor. Pesë futbollistët që kanë marrë më shumë vota nga Afrika, Azia dhe CONCACAF-i do t’u bashkohen tetë lojtarëve nga Europa e Amerika Latine dhe një lojtari nga Oqeania për t’i plotësuar finalistët, transmeton Express.

Këta 32 finalistë mund të votohen më pas nga 1 dhjetori 2012 deri më 3 janar 2013 për ta përzgjedhur futbollistin më popullor të vitit 2012.

Dyshja shqiptare do të kenë konkurrencë të fortë, pasi që përballë tyre do të jenë lojtarët me famë botërore si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Andres Iniesta, Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney, Samuel Eto’o etj.