Cana dhe Lenjani vazhdojnë me mrekulli në Ligue 1
Lorik Cana dhe Ermir Lenjani kanë vazhduar me formën e tyre fantastike në kampionatin francez.Dy yjet e Kombëtares shqiptare kanë qenë titullarë në ndeshjen Nantes – Lorient ku në fund kanë shënuar fitore 2:1.
Me tri pikët e reja, Nantes tani ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 39 pikë të tubuara, sa ka edhe vendi i tretë që i dërgon skuadrat franceze në Ligën e Kampionëve.
Kjo fitore ishte e veçantë për skuadrën verdh e gjelbër, pasi ata nuk mposhtën që nga muaji nëntor.
Humbja e fundit e Nantesit ka ndodhur në muajin nëntor më saktësisht më 21 nëntor dhe që nga ajo ndeshje kanë zhvilluar 15 ndeshje duke mos e humbur asnjë.
Nga 15 ndeshje deri më tani, Nantes ka arritur shtatë fitore dhe tetë barazime në ligë dhe në Kupë.
Suksesi i yjeve shqiptarë dhe Nantesit ka bërë që të gjitha mediat franceze të shkruajnë me superlativa për skuadrën që po mahnitë dhe ajo është Nantes. /Telegrafi/


