Fundamenti

Cana: Derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK e as në FSHF

/ 1 minutë lexim
HW

Lorik Cana i ka hequr të gjitha dilemat.

Legjenda e futbollit shqiptar insiston se nuk synon ta marrë në dorë as Federatën e Futbollit të Kosovës e as atë të Shqipërisë, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka siguruar përmes një komenti në rrjetet sociale se nuk e mendon asnjëherë veten në krye të FFK-së ose të FSHF-së.

Uji Dea

“Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoj punët e mia dhe ti je i kënaqur… Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”, shkroi ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit, Marseilles, Sunderlandit, Galatasarayt, Lazios dhe Nantesit.

Pas përfundimit të karrierës, Cana e ka kryer rolin e analistit në një televizion shqiptar dhe po punon për projekte të reja që lidhen me futbollin, ndërsa e pranon se deri në bashkimin e trojeve shqiptare nuk e synon asnjë post në Federatë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.