Cana dënohet me një ndeshje

Kartoni i kuq që e mori ndaj Sassuolos, do të bëjë që mbrojtësi shqiptar i Lazios, Lorik Cana, të mungojë një ndeshje. Gjykata Sportive e Federatës së Futbollit të Italisë, ka vendosur ta dënojë me një ndeshje moslojë Canën, i cili konsiderohet se ka bërë sjellje josportive.
Në këtë mënyrë, Cana do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Lazios, që kryeqytetasit e zhvillojnë ndaj Fiorentinës. Fatmirësisht për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Lazio e fitoi ndeshjen në të cilën ai u suspendua, ndaj Sassuolos, 3:2.