Uji Dea

Cana-Casillas, sa afër kjo dyshe e madhe

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Është një nga mediat prestigjioze italiane që ka bërë me dije edhe sinjale se ku do të jetë e ardhmja e kapitenit të Shqipërisë. “La Republica.it” bën me dije se mbrojtësi i Lazios shumë shpejt do t’i bashkohet një tjetër skuadre. Bëhet fjalë për Porton.

Një lajm i mirë për liderin e Kombëtares kuqezi, që do të jetë edhe një herë në një tjetër kampionat kompetitiv, por mbi të gjitha në një skuadër që arrin gjithmonë të bëjë diferencën nga kampionati ku luan. Porto ka qenë gjithmonë surprizë në paraqitjet e saj në Evropa Ligë apo edhe në Ligë e Kampionëve, shkruan Panoramasport.

Mobi Casa

Lorik Cana do të ketë fatin që te skuadra portugeze të gjejë një lider të vërtetë. Bëhet fjalë për portierin legjendar Iker Casillas, me të cilin Cana jo vetëm që do të jetë në skuadër, por edhe do të ketë marrëdhënie në fushën e lojës, për shkak të rolit të qendërmbrojtësit.