Cana 90 minuta, e mposhtë Ibraimin
Lorik Cana ka luajtur për 90 minuta me Lazion në fitoren që skuadra italiane e arriti në Europa League ndaj skuadrës sllovene Maribor.
Mesfushori kosovar realizoi një paraqitje të suksesshme, në të cilën u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Golin e vetëm për Lazion e shënoi Ederson në minutën e 62, ndërsa Hernanes huqi penalltin në fundin e ndeshjes.
Për Mariborin luajti tërë ndeshjen shqiptari nga Maqedonia, Agim Ibraimi.