ARKATANA

Çamëria, udha për tek vetja

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Çamët dhe arvanitët me gjilpërë po ngritin një ngjitje për vete dhe atdheun!

Libri i Atdhe Gecit, “Çamëria, kthim në histori” i botuar këto ditë në Prishtinë ka një adresë, Pavarësinë e Çamërisë. Shkrimtari, Bedri Tahiri. e vlerësoi librin, Çamëria, kthim në histori” libër të rëndësisë së veçantë për Atdheun dhe për Kombin. Ne nuk guxojmë t´i nënshtrohemi rrethit të heshtur për të kaluarën që na i kanë marrë dhe për të tashmen që na kërkojnë të na e marrin. Ky libër prej 7 qind faqesh dhe i ilustruar me foto me ngjyra nga aktivitetet e Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë, shpalon sovranitetin e fjalës së lirë dhe të veprimit inteligjentë të Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë.

Libri, “Çamëria, kthim në histori”, shpalosë dhe adreson një mision dhe, një sërë problemesh të ndërlikuara të origjinës së gjuhës, të prejardhjes sonë pellazgo shqiptare, si dhe të tërësisë dhe të territorit të atdheut tonë.

Libri, “Çamëria, kthim në histori” i Atdhe Gecit, çmonton heshtjen dhe korrupsionin e studiuesve dhe të akademikëve të korruptuar shqiptarë për Shqipërinë deri në Prevezë e më përtej…

UBT

Në librin, “Çamëria, kthim në histori”, lexuesi mund të njihet me tragjedinë e popullit të tij që nga Pellazgo-Shqiptarët e lashtë e këtej. Duart e shkronjave pellazge janë kudo në gjuhën tonë. Në këtë libër përveç shkrimeve të Atdhe Gecit, lexuesi i ka të gatshme të gjitha tekstet e traktateve, konferencave, protokolleve, e marrëveshjeve që shembën dhe copëtuan Atdheun tonë të dashur.

Në kët libër lexuesi mund të lexoj, ”Himnin e Çamërisë” të autorit, Atdhe Gecit, me Kompozitor, Izet Kallabën dhe Soliste, Ylberina I. Avdylin, si dhe, tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë dhe Deklaratën e Pavarësisë së Çamërisë e shkrime të tjera.

Në librin, “Çamëria, kthim në histori” janë botuar shkrime të autorëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Libri, “Çamëria , kthim në histori”, ka shumë autorë; Naim Frashërin, Sami Frashërin, Abdyl Frashërin, Aristidh Kolën, Faik Konicën, Antonio Belushin, Ismail Kadarenë, Elena Kocaqin, Robert Elsin, Nermin Vlora Falaskin, Georg Bajronin, Georg Ëiliamsin, Rasim Bebon, Xhelal Zejnelin, Rexhep Kasumajn, Resmi Osmanin, Bardhyl Maliqin, Agim Maton, Luela Miftarin, Iris Ruçin, Syleman Abazin, Theodor Pangallosin, Përparim Kabon, Kolec Traboinin, Arben Kondin, Aleksandër Lambrecin, Bilal Xhaferrin, Laurent Bicajn, Spiro Kondën, Agron Dalipajn, Idajet Jahajn dhe Atdhe Gecin etj.

Libri, “Çamëria, kthim në histori” është dhe udhërrëfyes i Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë për kohët në vijim.
Atdhe Geci – Dortmund

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.