United Hospital

Çamëri, edhe unë jam çam

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Rrustem Geci

Motër e gjakut, motër e shpirtit, motër e zemrës, dhimbjen tënde e ndjej, e kam në gji. Kraharori i tëri më digjet. Motra ime, shpirti im, edhe unë jam çam. Yllneshë e Epirit, e Zeusit dhe e Homerit, e Pirro Burrit, dhe Aristidh Kolias, mbahu ! E di s´e këmisha në trup të kullon gjak, por, mos u jep. Je në vendlindjen tënde, në tokën stërgjyshore shqiptare, në tokën e prindërve tu. Çamëri, pemë e gjuhës shqipe, qytetërim shumë i lashtë. Falë njerëzve tu të zgjuar, dhe mendjeve krijuese, mjeshtërit çamë të Epirit, ngritën Akropolin, Dodonën, dhe Faraonëve të Egjiptit, ( arkitektët çamë ) ia dhanë dorën dhe mendjen, të bëjnë piramida, për vdekjen e tyre poetike. Çamëri, e bukura e Atdheut, të kam bimë në zemër.

Në çertifikatën tënde të lindjes ti ke 23 mijë kilometra katrorë sipërfaqe të trashëguar dhe mbi 130 shekuj ekzistencë shqiptare. Jo kot, ti je himn i shkruar i gurit të pjekur mbi argjilë. Çamëri, Je populli krijues i qytetërimit të lashtë. Je lavdia e gjithë neve.Të gjitha krijimet në Epirin Pellazgjik kanë firmën e mendjes dhe të gjakut tënd. Arvanit, thirri mendjes, je vëlla me çamin, një ADN-ë e keni çamët dhe arvanitët. Andaj, koha s´pret, duhet filluar nga e para. Rrëmbeni abetaret shqipe, mësojeni së bashku gjuhën amtare, Bizantishtja s´është gjuha juaj. Vëllai im çam dhe arvanit, lexo Alfabetin e Lemnosit, shqipen tënde të lashtë!…

ARKATANA

Atdheu ynë në Çamëri shtrihet deri në More. Çamëri, jehonë e Ribashkimit të atdheut, a je gati. Ora e kryengritjes dhe lirisë po
troket. Çamëri, t`i je gjuha në luftë!…

Rrustem Geci – Dortmund, 2018

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.