Camaj, e lumtur në ‘Victoria’s Secret’

Ka sfiluar për kreatorë të ndryshëm siç janë Naeem Khan, Etro, D&G , Gucci, Pamela Roland, Ed. Harde, Jenifer Lopez, House of dereon, Beyonce, Just Cavali, Oscar dela rente, Chanel, Carolina Herea e shumë të tjerë.
Por suksesin më të madh e sheh, momentin kur ka arritur të bëhet pjesë e gjigantit “Victoria’s Secret”. Tika Camaj, modelja shqiptare nga Mali i Zi, e cila ka kohë që ka nis angazhimin e saj në shtëpinë e modës të të brendshmeve, mbetet një tjetër modele e suksesshme.
E ajo që e veçon edhe më shumë është fakti se është e vetmja shqiptare e këtij brendi. Ndonëse nuk ia ka dalë ende të jetë njëra nga engjëllushet e ‘Victoria’s…’, Camaj me plot të drejt mund të vlerësohet modelja më e suksesshme shqiptare.