United Hospital

Calais, Francë: Kapen 5 trafikant, 4 prej tyre shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në veri të Francës policia ka kapur pesë persona të dyshuar për trafikim të refugjatëve. Ata sipas Prokurorisë Shtetërore fajësohen se i kanë ndihmuar refugjatët që të ngjiten fshehurazi në kamionët që kalonin pastaj tunelin në Kanalin e Lamanshit për të shkuar në Britaninë e Madhe.Katër nga ta janë me prejardhje shqiptare ndërsa e pesta është një franceze

Siç ka deklaruar të enjten prokuroria shtetërore në in Boulogne-sur-Mer, pesë personat ndodhen në paraburgim dhe po merren në pyetje nga organet përgjegjëse.

Katër nga ta janë me prejardhje shqiptare ndërsa e pesta është një franceze, shkruan SDA duke iu referuar agjencisë franceze të lajmeve AFP. Sipas qarqeve policore, pesë të dyshuarit kishin kontakte me një numër të madh shoferësh të kamionëve.

Uji Dea

Për këtë arsye, para arrestimeve, policia në Francë po dhe në Britani të Madhe kishte bërë hetime të gjera.

Qindra refugjatë po provojnë prej sa ditësh me këmbëngulje në Calais që përmes trenave të kalojnë eurotunelin ose përmes trageteve kanalin e Lamanshit me qëllim kalimin në Britani.

Por, për shkak të forcimit të masave të sigurisë rreth eurotunelit dhe portit, kjo po bëhet gjithnjë më e vështirë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.