United Hospital

“Calabria” ndan mirënjohje për Lutfi Hazirin për mbështetje të sektorit privat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot gjigantin e prodhimit dhe përpunimit të produkteve të mishit, Industrinë e mishit “Calabria”-Natura, të cilët i kanë ndarë mirënjohje, në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin që po bënë kryetari i Gjilanit në mbështetjen e sektorit privat.

Kryetari Haziri në kuadër të vizitave periodike në sektorin privat, para përfundimit të vitit kalendarik 2018, është duke vizituar disa biznese për të përcjellur urimet për punën që po bëjnë dhe vendosmërinë për zhvillimin e Gjilanit dhe Kosovës.

“Në vitin e parë të prodhimeve të mishit Industria e përpunimit të mishit “Calabia” – “Natura”, ka dëshmuar jashtëzakonisht shumë në prodhim cilësor, në mbulueshmëri të tregut dhe në një brend të ri për konsumatorët me standarde të larta. Sot kam ardhur këtu për ta falënderuar pronarin Xhelal Selimi për punën e madhe që po bënë në sektorin e prodhimit dhe gjithashtu edhe për punësimin e shumë qytetarëve dhe krijimin e lidhjeve të fuqishme me mirëqenien e familjeve të tyre dhe me bujqit në përgjithësi”, ka thënë kryetari Haziri.

KKVITI

Haziri gjithashtu e ka përgëzuar edhe për punën e madhe që po bënë në të gjithë sektorët tjerë të biznesit, shërbimeve, tregtisë dhe agro-biznesit të kësaj ndërmarrje.

“Ky investitor privat është një gjigant i madh në Komunën tonë dhe jam shumë krenar që këtu funksionon kjo ndërmarrje me degët e saj në prodhim, pastaj qendra tregtare, ruajtja e produkteve të freskëta në frigoriferin në fshatin Shillovë dhe njëkohësisht edhe përkushtimin për kultivimin e pemëtarisë dhe zgjerimin e plantacioneve gjatë të ardhmes”, ka përfunduar mes tjerash kryetari Haziri.

E nga ana e tij pronari Xhelal Selimi, ka thënë se vizita e kryetarit është një kurajo dhe mbështetjen e madhe në përmbushjen e synimeve biznesore dhe në shenjë falënderimi, siç ka thënë ai, si kompani ndajnë mirënjohje për kryetarin Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.