Fundamenti

Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurve Sh.I. dhe F.A.

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve Sh. I. dhe F. A.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.12.2021 rreth orës 14:50 minuta me rastin e bastisjes nga Policia e Kosovës, në banesën e marr me qira nga i pandehuri Sh. I., në Gjilan, janë gjetur një peshore digjitale dhe 5 paketime me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë prej 30.6 gram. Po ashtu, në të njëjtën ditë me rastin e bastisjes së kryer në shtëpinë e të pandehurit F. A., janë gjetur një peshore digjitale dhe 17 qese –paketime me substancë narkotike, e llojit heroinë, me peshë prej 1 kg e 713.8 gram, të cilat i pandehuri Sh. I., i’a kishte lënë për ti shitur të pandehurit F. A., në mënyrë që të fitoj nga shtije e substancës narkotike.

Uji Dea

Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëveprim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave
psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.