Fundamenti

Caktohet masa e paraburgimit të pandehurit R.H. dhe masa e arrestit shtëpiak të pandehurit N.H.

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit R. H., ndërsa refuzon kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj N. H., dhe i cakton masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditë.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.06.2020, i pandehuri N. H. shkon në shtëpinë e të dëmtuarës V. Sh. dhe e godet në kokë dhe duar, ku ka qenë prezent edhe i pandehuri R. H., ku ky i fundit në prezencë të fëmijëve ka kapur për fyti të dëmtuarën (bashkëshorten) duke e ngre zvarrë dhe e nxjerrë nga shtëpia, duke i thënë që nuk mund të qëndrosh këtu, sepse je e padëshiruar.

Me këto veprime i pandehuri R. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”, ndërsa i pandehuri N. H. dyshohet të ketë kryer veprën “lëndim i lehtë trupor”.

FIDANISHTJA

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, R. H., ndërsa ka konsideruar se ndaj të pandehurit N. H. duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak, pasi që kjo masë nuk do të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.