United Hospital

Caktohet masa e paraburgimit për të pandehurin F. Th., Xh. H. dhe L. M.

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurve F. Th., Xh. H. dhe L. M.

Të pandehurit F. Th., Xh. H. shtetas nga Republika e Shqipërisë dhe L. M. nga Republika e Serbisë, me vendbanim në Gjilan, me datë 24.01.2019, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, janë ndaluar nga hetuesit policorë dhe gjatë kontrollit janë gjendur një sasi prej 52 kilogramë e 357 gramë, substanca narkotike të llojit “marihuanë”.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale në bashkëveprim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave
psikotrope dhe analoge .

UBT

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjtit po të gjenden në liri, mund të arratisen apo fshihen dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.