Uji Dea

Caktohet masa e paraburgimit për Albin Kurtin, në kohëzgjatje prej 30 ditëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda – ka caktuar masën e sigurisë me paraburgim prej 30 ditëve për Albin Kurtin.Vendimi, sipas kumtesës nga Gjykata, u dha pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

Uji Dea

“Në të njëjtën ditë vendosi që të pranojë kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit Albin Kurti caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve llogaritur nga dita e ndalimit përkatësish nga data 28.11.2015. Masa e paraburgimit ndaj tani të pandehurit Albin Kurti është caktuar për arsye se ndaj të njëjtit kanë filluar hetimet për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale:1.Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 par.3 lidhur me par.1 të KPK-së, 2. Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 të KPK-së,3. Pengimi i personit zyrtar nga neni 409 par.4 lidhur me par.1 të KP të RK-së, dhe ekzistimit të rrezikut të përsëritjes së veprave penale për të cilat tani dyshohet i pandehuri si dhe për shkak se i njëjti deri sot ka qenë në arrati edhe pse e kishte të ditur se është në kërkim nga prokuroria e Shtetit dhe për të njëjtin kishte urdhër për ndali ,arrestim dhe dërgim në prokurori. Kundër këtij aktvendimi është e lejuar ankesa brenda afatit prej 3 ditëve nga dita e pranimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit të Kosovës. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit për caktimin e masës së sigurisë” (sic.), thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.