Fundamenti

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të pandehurve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve H. Sh., A. Sh. dhe B. A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri H. Sh. dyshohet se me datë 08.08.2018 rreth orës 22:50 minuta në lagjen “Çamëria” në Kamenicë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta tani të dëmtuarin A. D., në atë mënyrë që gjatë rrahjes me një thikë e ka goditur në pjesën e qafës në anën e majtë të gjoksit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të pandehurit A. Sh. dhe B. A. me dashje kanë marr pjesë aktive në rrahje duke e goditur të dëmtuarin në fjalë dhe të dëmtuarin tjetër A. D.

Hidromorava

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit, pasi që ekziston rreziku i ikjes, ngase këta persona janë shqiptar me vendbanim në Republikën e Gjermanisë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Gjykatës Sabit Shkodra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.