Uji Dea

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve M. R. dhe Q. A.

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve M. R. dhe Q. A. Ekziston dyshimi bazuar me datë 19 gusht 2019, të pandehurit, pa autorizim kanë poseduar substancë narkotike të llojit “kokainë” në sasi prej 56.4 gramë, i pandehuri M. R. ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është arritur të kapet nga zyrtarët policorë prapa ndërtesave “Albanica”, me ç’rast edhe gjatë arrestimit ka penguar zyrtarët policorë.

Me këtë veprime të pandehurit, dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,, ndërsa i pandehuri M. R. ka kryer edhe veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

ARKATANA

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që parashihet një dënim mjaft i lartë për këto vepra dhe gjithashtu të pandehurit janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe ekziston rreziku i ikjes, që do të pengonte zhvillimin normal të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.