United Hospital

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve Ermir dhe Besnik Murati dhe Arbnor Murtezi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve Ermir Murati., Besnik Murati dhe Arbnor Murtezi në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit Ermir Murati dhe Besnik Murati me datë 07.09.2018 rreth orës 18:25 minuta në rrugën qarkore të Gjilanit, duke e konsideruar veten të rrezikuar në komunikacion nga i pandehuri Arbnor Murtezi kanë ndalur këtë fundit dhe kanë filluar të godasin me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas këtij incidenti të pandehurit Ermir Murati dhe Besnik Murati kanë vazhduar rrugën, ndërkohë i pandehuri Arbnor Murtezi ka ndjekur me veturën e tij dhe më pas ka goditur veturën e tyre në pjesën e majtë.

Mobi Casa

Me këto veprime të pandehurit Ermir Murati dhe Besnik Murati kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor , ndërsa i pandehuri Arbnor Murtezi ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin zëdhënësit Sabit Shkodra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.