ARKATANA

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit N.H.

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit N. H. I pandehuri dyshohet se me datë 27.11.2018, hynë në zyrën e A. D., duke kërkuar sqarime për refuzimin e kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së, dhe pas disa ofendimeve, i pandehuri sulmon me grushte të dëmtuarin A. D., me ç’rast është dashur të marr trajtim mjekësor.

I dëmtuari është Inspektor i Fatkeqësive Natyrore dhe Fatkeqësive Tjera në Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit.

Me këto veprime i pandehuri N. H. ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

UBT

Gjyqtari i procedurës paraprake, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase po që se i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.