ARKATANA

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit M.H.

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit M.H. Gjatë ditës së djeshme i pandehuri M.H., me automjetin e tij “Opel Corsa”, në rrugën “Halim Orana” në Gjilan, ka bërë një kthim të pasigurtë në rrugën dytësore, ku në atë moment motoçiklisti D. H. godet veturën e tij, i cili merr lëndime të rënda dhe nuk arrin të mbijetojë edhe përkundër faktit që iu është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Me këto veprime i pandehuri M. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

ARKATANA

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të lihet në liri mund të ndikoj tek dëshmitarët e rastit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.