Fundamenti

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Liridon Uruqi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit L. U., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri dyshohet se me datë 28.07.2018 në fshatin Bresalc me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin F. A., me revole të markës TT të kalibrit 7.62 mm, duke shkrepur në drejtim të ndjerit në një distancë prej 4 – 5 metra, me që rast ka goditur në anën e majtë të kraharorit.

Uji Dea

Me këtë veprime i pandehuri ka kryer veprat penale vrasje nga neni 178 dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/