KKVITI

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit K.Sh.

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit K.Sh. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 19.10.2019, i pandehuri me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare, ka organizuar transportimin në mënyrë ilegale të dëmtuarit R. O., për në shtetin e Belgjikës, nga i cili më pas do të merrte shumën prej 3.500 Euro me të arritur në destinacionin e caktuar.

Pas veprimeve të zyrtarëve policorë, i pandehuri është arrestuar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Hidromorava

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘kontrabandimi me migrantë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.